×
  • Showbiz
  • Show

    “Big Brother ta lajmërojë policinë…”, Çfarë ndodhi me Evën para se të largohej nga shtëpia

    Insajderi
    02 March 2023 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eva Alikaj u skualifikua një ditë më parë nga shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania’. Largimi i menjëhershëm u bë për shkak të fjalorit kërcënues që ajo përdori ndaj Luizit, duke i thënë: Ta çaj kafkën.

    Mirëpo në fund ajo e pranoi vendimin e më pas nisi të bënte gati valixhet.

    Teksa ishte në dhomën e grimit, ajo tha se ka shumë rroba për të marrë e se do largohet kur të dojë.

    Me ton kërcënues, Eva i tha Maestros se do largohet kur të dojë, e nëse do duhet, produksioni të lajmërojë edhe Policinë nëse do.

    Debati mes tyre:

    Eva: Kam shumë rroba, do iki kur të më dojë qefi, po deshën të marrin Policinë. Kam shumë rroba…

    Maestro: Do shkosh t’ua komunikosh te dhoma e rrëfimit?

    Big Brother vendosi që Eva  të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi.

    “Banorë, Vëlla i Madh pas ultimatumit që ka dhënë për qëndrimin që do mbante për thyerjen e rregullave, paraditen e sotme skualifikoi Ermionë. Për të njëjtin motiv, Eva Alikaj për shprehjet kërcënuese që ka përdorur, largohet në këtë moment nga shtëpia e Big Brother”– njoftoi vëllai i madh banorët përmes një zarfi të zi pasditen e djeshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark