×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi: Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Serbia dërgoi një kamion me dinar në kufi

    Insajderi
    07 February 2024 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeminsitri i vendit, Besnik Bislimi, ka thënë se një ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, Banka e Serbisë ka dërguar një kamion me dinar në kufi.

    Sipas Bislimit këta persona janë prezantuar me kredenciale të një kompanie që nuk ekziston.

    “Sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet po ashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё. Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila po ashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit”, ka shkruar Bislimi në rrjetin e tij në Facebook.

    Më tutje Bislimi ka thënë se kjo dërgesë synon krijim të tensioneve.

    Nuk ka dyshim se kjo dёrgesё e tillё, pa asnjё koordinim, paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, synon krijim artificial tё tensioneve dhe si e tillë meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral”, u shpreh Bislimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark