×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Biznesmeni hedh dyshime të forta – Agim Ademi kishte lidhje edhe Polici, kështu mu thye banesa!

    Insajderi
    27 March 2022 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Biznesmeni, Dritëro Kadolli ka hedhur dyshime se kryetari i FFK-së, Agim Ademi në rastin e tij ka pasur ndikim edhe në Policinë e Kosovës.

    Kadolli i cili rrëfeu për InDoks ‘hjekat’ që pati nga Ademi, tregon se si në një rast, zyrtarë policorë të Kosovës zbresin në zyrën e tij. Kërkojnë nga ai dosjen, në të cilën ndodheshin gjitha provat kundër Agim Ademit, Muharrem Ramës e Sami Hamitit.

    Sipas tij në favor të grupit të Agim Ademit ishte vënë edhe Policia e Kosovës.

    Madje edhe në tendencë për ti zhdukur dosjet që ai i mbante në banesë. Përmend edhe një rast konkret.

    “Kanë ardhë Policia e Kosovës mi kanë lyp dosjet të qesaj toke në zyre, i kam thënë I kam në shtëpi, kanë thënë a mundesh me na i pru i kam thënë gruas në dhomë të fjetjes në këtë vend i kam bimi se po mi lypin kopje policisë, ata e kanë marrë kopjen edhe pas dy dite mu ka thy banesa bash në dhomë të fjetjes edhe s’kanë vjedhur kurgjo, veç dosjet i kanë lyp. Unë për fat I pata lënë në kerr si kam lënë brenda dhe mu ka thy banesa bash në dhomë të fjetjes, bash veni ku ia kam shpejgu shoqes me mi pru dosjet prej banesës”, ka deklaruar Kadolli për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Biznesmeni kosovar tregoi se çka iu tha policëve që erdhën pas sulmit që iu bë në banesën e tij.

    “Jo që kam dyshu por edhe kur kanë ardhë policia për me ekzaminu, I thashë po në juve. Po i kallxova, ju thashë qeshtu janë kanë para dy dite dy policë, janë kanë do pare, ka pasur ora do sene që i mbajë në shtëpi asnjë nuk e kanë prek dmth veç qat ven e kishin hallakat, në atë orman në dhomë të fjetjes”, është shprehur ai.

    Kadolli gjatë intervistës tha se njerëz të afërt me Agim Ademin kërcënuan e shantazhuan familjen e tij. Gruan e djalin.

    “Agim Ademi qysh e njoh unë goxha i fshehët me veprime e tija, ai direkt jo por nëpërmes njerëzve të tjerë. Më kanë thënë shko ndërroje deklaratën se janë në burg, ti se dinë me kë ke punë, kemi pasur telashe që janë të papërshkrueshme edhe dukën film me ti kallxu krejt, sidomos prej njerëzve të tij që i ka nëpër Prishtinë. P.sh e kanë përcjell gruan me kerr, i kanë bërë shantazhe mua qashtu, fëmijët EULEX nja dy muaj është dashtë me i përcjell në shkollë qeshtu dhe ka pasur shantazhe prej më të ndryshme edhe më kanë dëmtu personalitetin dhe në biznes shumë me lidhjet e tyre që i kanë pasur”, ka deklaruar për InDoks të Gazetës Insajderi biznesmeni, Dritëro Kadolli.

    Agimi më ka kërcënu përmes mesazheve edhe më fëmijë bile më ka kërcënu, më ka qu mesazh në zyre që është vërtetu prej EULEX-it që thuaj atij të trashit le ta ruan Gurin, le ti paguan paret se Guri ka me pas problem (djali im) i vogël që atëherë ka qenë 5-6 vjet se kemi iu hakmarrë qeshtu diçka qesi kërcënime”, është shprehur ai për InDoks të Gazetës Insajderi.

    Dokumentari i plotë: InDoks | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark