×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Biznesmeni i arrestuar për përfitime milionëshe përmes bixhozi ilegal është burri i moderatores së njohur shqiptare/FOTO

    Insajderi
    21 March 2024 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronar e ortak në shumë firma. Telashe serioze me ligjin në Shqipëri. Telashe, kërcënime e bela me biznesmenë tjerë të bixhozit, siç ishte Ervis Martinaj. Një sërë “argatësh” të tij në Kosovë. I përmendur në Dosje të Prokurorisë Speciale e i kërkuar nga së paku dy gjykata në Kosovë. Ardit Kraja del të jetë bashkëshorti i moderatores së njohur shqiptare. Gazeta Insajderi sjell detajet.

    Ardit Kraja është partneri i moderatores Ilda Bejleri.

    Ai po akuzohet për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

    Biznesmeni Kraja është ndaluar në pikën kufitare në Vërmicë.

    Pas 48 orësh, Kraja pritet që të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

    Ardit Kraja, u përfol dhe në mediat rozë pak muaj më parë, pasi Ilda Bejleri e prezantoi si partnerin e saj, me të cilin ka dhe një vajzë.

    Vite më parë në luftën për kontroll dhe territorit sa i përket lojërave të fatit në tokën shqiptare, biznesmeni Ardit Kraja u kërcënua nga Ervis Martinaj- një ish-oficer policie që u lidh me biznesin e bixhozit dhe ka kohë që është deklaruar i zhdukur.

    Raportimet e medias shqiptare janë që ai u vra pikërisht për shkak të këtij biznesi.

    Lexo edhe: Arrestohet rivali i Vis Martinajt- Insajderi sjell detaje se si përfitonin miliona “punëtorët” e tij në Kosovë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark