×
Zgjedhjet 2021

Blerta Deliu thumbon Nismën nga biznesi kosovar: Gjeta mjaltë cilësore, jo aso për ‘ta kaluar pragun’

Insajderi
09 February 2021 - 15:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra sot së bashku me bashkëshortin e saj kanë vizituar një biznes të vogël vendor.

Deliu-Kodra ka vizituar sot dyqanin e pemëve e perimeve “Frutaria”, aty ajo thotë se gjeti edhe mjaltë cilësore, por jo aso për “ta kaluar pragun” sepse sipas saj PDK nuk e ka pasur kurrë këtë problem.

Kujtojmë se shprehja “mjaltë për ta kaluar pragun”, u bë trend në Kosovë sidomos në zgjedhjet e fundit kur Nisma Socialdemokrate rrezikonte të mos kalonte pragun.

Rrjedhimisht kishin shpërthyer shaka të shumta kundrejt Nismës, duke thënë se duhet të përdorin mjaltin për të kaluar pragun.

Theksojmë se u përfol shumë për një koalicion të mundshëm mes PDK e Nismës së Fatmir Limajt, por i njëjti nuk ndodhi. Madje nuk po janë të pakta përplasjet në distancë mes dy kandidatëve për kryeministër, Enver Hoxhajt e Fatmir Limajt.

Shkrimi i plotë i Blerta Deliut-Kodrës:

Me Sabitin u ndalëm për të blerë fruta te ‘Frutaria’. Një biznes i vogël por shembull i punës dhe përkushtimit. PDK ka prioritet mbështetjen dhe stimulimin e sektorëve me potencial të madh zhvillimi si prodhimi i perimeve, pemëtaria, etj.

Në ‘Frutari’ gjeta edhe mjaltë cilësore, jo aso për ‘ta kaluar pragun’ sepse PDK nuk e ka kurrë këtë problem 😛por thjesht ta shijojmë fitoren e ëmbël të 14 shkurtit.

#pdk134

#EnverHoxhaj1

#BlertaDeliuKodra9

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark