×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Blinken për planin kinez të paqes në Ukrainë: Mos u mashtroni

    Insajderi
    25 February 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi sot Këshillin e Sigurimit të OKB-së se nuk duhet të mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë, duke deklaruar se një paqe “e drejtë dhe e qëndrueshme” nuk duhet të lejojë Rusinë të pushojë dhe të armatoset.

    “Çdo paqe që legjitimon pushtimin rus të territoreve me forcë do të dobësojë Kartën e OKB-së dhe do t’u dërgojë një mesazh agresorëve të mundshëm se ata mund të sulmojnë vendet e tjera pa u ndëshkuar”, theksoi Blinken.

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së u mblodh sot për të shënuar përvjetorin e parë të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë.

    Paralajmërimi i Blinken për Këshillin e Sigurimit të OKB-së erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj prej 12 pikave.

    Ministria e Jashtme e Kinës i bëri komentet në një dokument mbi një “zgjidhje politike” të krizës, që përkon me përvjetorin e pushtimit rus të Ukrainës.

    “Të gjitha palët duhet të mbështesin Rusinë dhe Ukrainën që të punojnë në të njëjtin drejtim dhe të rifillojnë dialogun e drejtpërdrejtë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Ndërkohë, plani 12-pikësh i propozuar nga Kina për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës është “selektiv”, bazohet në ide “të gabuara” të interesave të sigurisë dhe mjegullon rolet e agresorit dhe

    Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu rezervat e saja për qëndrimin neutral të deklaruar të Kinës.

    “Nuk është një plan paqeje, por parime që ata ndajnë”, Von der Leyen, gjatë një vizite në Estoni.

    “Duhet t’i shihni ato në një sfond specifik. Dhe ky është sfondi që Kina ka marrë anën duke nënshkruar një miqësi të pakufizuar, pikërisht përpara fillimit të pushtimit rus të Ukrainës”, pohoi ajo.

    Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark