×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet libri studimor i profesor Sali Bytyqit

    Insajderi
    19 June 2023 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Doli nga shtypi libri studimor “Letërsia e Tjetrit përballë realizmit socialist (I)-Poezia” i profesor Sali Bytyqit. Ky libër është botim shkencor monografik që trajton një periudhë letrare në të cilën letërsia shqipe është krijuar në kushte të jashtëzakonshme.

    “Letërsia e Tjetrit përballë realizmit socialist (I)-Poezia” u botua nga Instituti Albanologjik-Prishtinë, në të cilin tash e një kohë punon studiuesi Bytyqi.

    Njoftimin për daljen nga shtypi të këtij libri e bëri vetë profesor Bytyqi në profilin e tij në rrjetin social facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Shokë, miq, të afërt, më së fundi doli nga shtypi libri im “Letërsia e Tjetrit përballë realizmit socialist, I” (Një qasje krahasimtare). Me këtë rast, nga fjala e hyrjes, po i shkëpus disa radhë për të:

    Libri Letërsia e Tjetrit përballë realizmit socialist (I)- Poezia (një qasje krahasimtare)”, është një interpretim imi për letërsinë e kësaj periudhe letrare në të cilën letërsia shqipe është krijuar në kushte të jashtëzakonshme, është një interpretim që mund të thellohet më tej nga studiues të tjerë, apo, duke u nisur nga ky studim, të kalohet në inter-pre¬time të tjera. Ndryshe, ky studim mund të emërtohet edhe “Letërsia shqipe në kohën e diktaturës”.

    Deviza ime ishte që, duke e ndriçuar letërsinë e Tje-trit, të ndriçohet edhe letërsia e realizmit socialist. Botimi dhe integrimi i plotë i Letërsisë së Tjetrit në letërsinë shqi-pe të periudhës letrare 1945-1990 jo vetëm e plotëson këtë periudhë letrare, por edhe e kthen drejtpeshimin dhe har-mo¬ninë në letërsinë shqipe të këtyre dhjetëvjetëshave let-ra¬rë, letërsi kjo e detyruar dhunshëm të zhvillohej vetëm në një drejtim. Letërsia e Tjetrit e bën më të plotë, më të pasur dhe, në të njëjtën kohë, hedh dritë të re mbi këtë periudhë letrare, në të cilën letërsia shqipe u dhunua pareshtur nga ideologjia.

    Në punën time për studimin e kësaj poezie, kam bise-duar dhe jam konsultuar edhe me të tjerë, në mënyrë të veçantë me Visar Zhitin, poet, i burgosur për shumë vjet dhe njëri nga krijuesit më të shquar të letërsisë së burgut, në poezi, prozë, po edhe eseistikë, krijimtari kjo që ndryshe është quajtur edhe burgologji, të cilin e falënderoj nga ze-mra. Po ashtu, në punën time një ndihmesë më ka dhënë edhe Jozef Radi, i biri i Lazër Radit, të cilin gjithashtu e falënderoj. E falënderoj edhe mikun tim, Bedri Zyberajn, për leximin e dorëshkrimit me përkushtim dhe sugjerimet e tij.

    Një ndihmesë të veçantë më kanë dhënë edhe kolegët e mi, Arben Hoxha dhe Fadil Grajçevci, pa ndihmën e të cilëve ky studim nuk do të ishte në këtë nivel që është: i falënderoj përzemërsisht!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark