×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Brenda disa ditësh pritet të lirohet nga spitali Elza Ujkani

    Insajderi
    07 February 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Elza Ujkani, vajza e cila u lëndua rëndë si pasojë e rënies së çatisë së objektit të Komunës së Prishtinës para rreth dy javësh, është në gjendje stabile shëndetësore.

    Ajo brenda disa ditësh pritet të lirohet nga spitali. Kështu tha për Gazetën Insajderi drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë Besnik Elshani

    “Pacientët që vijnë në repartin tonë janë jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e saj është stabile. Është duke u trajtuar tek ne. I kemi marrë të gjitha masat e nevojshme, analizat laboratorike dhe konsultimet e tjera të nevojshme. Brenda disa ditësh, kur them ditësh mund të nënkuptojë ditë apo edhe disa javë, ajo mund të lirohet nga trajtimi spitalor. Por, ne shpresojmë që shumë shpejt kjo të ndodh”, tha Elshani për Insajderin.

    Elza Ujkani u lëndua rëndë më 18 janar, teksa po ecte në afërsi të ndërtesës së re të komunës së Prishtinës, si pasojë e rënies së kulmit.

    Ndryshe, 23-vjeçarja është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

    Theksojmë se Prokuroria e Shtetit ka ndaluar dy persona në lidhje me rënien e çatisë në Komunën e Prishtinës. Bekim Baftjaraj nga kompania “NBT ING” SH.P.K. dhe Ylber Jashari, zyrtar i Komunës së Prishtinës, janë dy personat e dyshuar nga Prokuroria për rastin e rënies së kulmit nga objekti i ri i Komunës së Prishtinës, ku mbeti e lënduar rëndë një 23 vjeçarja dhe u dëmtuan disa vetura të parkuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark