Parma ka njoftuar Gianluigi Buffon, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në njoftimin e klubit të Parmës, thuhet se të gjitha lojtarët janë testuar para kthimit në stërvitje.
Buffon është lojtari i vetëm deri më tani që ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në skuadrën e Stadio Tardini.
Portieri, i cili mbush 44 vjeç në fund të këtij muaji, është i izoluar në shtëpi dhe nuk ka qenë në kontakt me pjesën tjetër të skuadrës, shkruan footballitalia.
Buffon ka bërë 18 paraqitje në Serie B për Parma deri më tani këtë sezon, duke e mbajtur gjashtë ndeshje portën e paprekur dhe duke pritur tri penallti.