×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Burrat në Kosovë vazhdojnë t’i rrahin gratë, 320 viktima brenda dy muajve  

    Insajderi
    06 April 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, janë fenomen mjaft i përhapur në Kosovë.

    Që nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë mbi 50 gra, pikërisht për shkak të neglizhencës së dhunës në familje që ato kanë përjetuar.

    Ndërsa sa iu përket rasteve të dhunimeve seksuale, nuk janë të rralla ato që kanë bërë bujë e që jo rrallëherë prekin moshat e mitura.

    Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, në Kosovë janë raportuar 404 raste të dhunës në familje. Nga këto 419 janë viktima.

    Në këto statistika është dallim i thellë gjinor në mes të viktimave.

    Statistikat tregojnë se viktima të dhunës në familje janë gjithsej 320 gra dhe 99 burra.

    Sa i përket rasteve të dhunës seksuale, nuk janë treguar të dhëna të sakta për gjininë e viktimave.

    Megjithatë, në krahasim me dy mujorin e parë të vitit të kaluar, këtë vit është shënuar rritje.

    Në janar-shkurt të vitit 2022 u raportuan 11 raste, ndërsa 13 raste janë raportuar në periudhën e njëjtë të këtij viti. / GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark