×
  • Lajme
  • Aktuale

    Buzëqeshja e Arbër Sejdiu, sipas avokatit është provokim për familjarët e Marigona Osmanit

    Insajderi
    04 August 2023 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjarët e Marigona Osmanit, që ishin sot të pranishëm në seancën ku u shpall aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, janë parë duke iu reaguar të akuzuarve.

    Gazmend Rexhepi, avokat i familjes së Marigona Sejdiut, thotë se familjarët e kanë parë Arbër Sejdiun duke i provokuar me shikime.

    Në disa pamje të publikuara në media, Arbër Sejdiu shihet duke buzëqeshur dhe duke thënë diçka. Kjo ka nxitur reagime të disa familjarë të Marigonës.

    Avokati ka treguar se prindërit e Osmanit dhe familja e saj e gjerë kanë marrë pjesë në të gjitha seancat përgjatë gjykimit të Krivaqës dhe të Sejdiut.

    Sipas Rexhepit, vepra për të cilën është akuzuar Sejdiu në rastin e vrasjes së Osmanit është dashur të rikualifikohet. Avokati thotë se videoxhirimet nga banesa ku është vrarë 18-vjeçarja tregojnë se ai ka marrë pjesë si bashkëkryes i krimit.

    Dardan Krivaqa u dënua sot me burgim të përjetshëm për vrasjen mizore të partneres së tij, Marigona Osmanit. Ndërkaq, Arbër Sejdiu që ishte prezent gjatë vrasjes së Marigonës u dënua me 15 vjet burgim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark