Prej disa muajsh, Edon Bytyqi ndodhet në arrati. Ai dyshohet për kryerjen e 14 veprave penale.
Pak javë më parë, ai u lajmërua në redaksinë e Insajderit, duke pretenduar se ishte në gjendje të rëndë.
Në atë kohë, ai deklaroi se ndihej i penduar që ua kishte marrë paratë disa personave, të cilët kishin nevojë për to për shërim.
Por, sipas zhvillimeve të fundit, dyshohet se këto deklarata kanë qenë të pavërteta.
Astrit Begolli, në një prononcim për gazetaren e Insajderit, Dijellza Preniqin, ka bërë të ditur se një person i tillë është përpjekur të përfitojë edhe nga gjendja e familjes së tij. Se çfarë i ka ndodhur konkretisht dhe pse ai dyshon se bëhet fjalë për Bytyqin, Begolli ka rrëfyer si në vijim.