×
  • Sport
  • Sport

    Ceferin për Barcelonën dhe ‘çështjen Negreira’: Situata është shumë e rëndë

    Insajderi
    03 April 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Është një nga situatat më serioze që kam parë në futboll”. Kështu është shprehur në krye lideri i futbollit kontinental, Aleksander Ceferin, gjatë një interviste për ‘Ekipa’ një media nga vendi i tij i origjinës, nga Sllovenia.

    10 ditë më parë, UEFA njoftoi se po fillonte një hetim për ‘çështjen Negreira’ për trajtimin e “një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s nga Barcelona”.

    “Nuk mund të komentoj drejtpërdrejt për këtë për dy arsye. Së pari, sepse kemi një komision të pavarur disiplinor. Dhe së dyti, sepse nuk jam marrë me këtë çështje në detaje. Megjithatë, mund të them diçka për të informuar, se situata është jashtëzakonisht e rëndë”,- ka thenë lideri slloven për gazetën sportive ‘Ekipa’.

    Veç kësaj, ai theksoi se për UEFA-n rasti është i paprecedent: “Është aq serioz, sa për mendimin tim, është një nga më seriozët në futboll që kam parë. Në nivelin e ligës spanjole, sigurisht çështja është e parashkruar dhe nuk mund të ketë pasoja konkurruese, por procedurat janë në vazhdim në nivelin e prokurorisë civile spanjole. Por përsa i përket UEFA-s, nuk ka asgjë që parashikohet.”

    Ceferin për Barcelonën dhe 'çështjen Negreira':

    Ceferin së shpejti po përballet me atë që pritet të jetë thjesht një procedurë për t’u rizgjedhur si president i UEFA-s në Lisbonë, ku një nga frontet që ai ka në tavolinë nuk është gjë tjetër veçse Superliga. Ai beson, se ndryshimet që priten të bëhen do ta bëjnë më atraktive Champions League.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark