×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Çele guri gojën”, asnjë fjalë nga Abazoviq për dhunën ndaj profesorit shqiptar nga policia malaziase

    Insajderi
    22 February 2023 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    As edhe një fjalë të vetme nuk e ka thënë Kryeministri në mandatin teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, për rastin barbar të dhunës ndaj profesorit shqiptar, Petraq Milo, nga policia kufitare malaziase, shkruan Insajderi.

    Ndaj dhunës së ushtruar nga policia kufitare malaziase, politikanë dhe parti shqiptare në Mal të Zi kanë reaguar gjerësisht duke kërkuar që dhunuesit të identifikohen dhe të merren masat e duhura.

    Të martën mbrëma media lokale të Podgoricës publikuan pamje të reja të dhunës së ushtruar, ku profesori shqiptar shihet të merr goditje fytyrës dhe të nxjerrët zvarrë nga vetura e tij.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë më kabinetit qeveritar të Abazoviq dhe vetë Abazoviqin, por ai nuk ka kthyer përgjigje ndonëse fjalët/pyetjet i ka marrë.

    Zëdhënësi i tij, Millosh Perishiq, nuk e ka hapur as telefonin ndërsa pyetjet me shkrim i ka lënë në “seen”.

    Kujtojmë se më 27 shkurt Qeveria e Shqipërisë do të mbajë mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Malit të Zi, ku dy shtetet proklamojnë marrëdhënie prej më të mirave ndërshtetërore, ndërsa nuk dënohet një rast i tillë i dhunës.

    Abazoviq, madje e përdor politikisht etnicitetin e tij prej shqiptari kur i nevojitet të shënojë ose mbrojë pikët e tij politike, si në rastin e rrëzimit të qeverisë së tij, kur viktimizohej se “po më shkarkoni vetëm sepse jam shqiptar”, shkruan Insajderi.

    Megjithatë, deri në publikimin e këtij shkrimi as edhe një fjalë e vetme nuk ka ardhur për rastin e dhunës ndaj profesorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark