×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Çfarë po ndodh me Facebook-un pas ndryshimeve në ‘News Feed’

    Insajderi
    19 March 2018 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas të dhënave nga kompania AdStage, pas ndryshimeve të algoritmit të ‘News Feed’, çmimi i reklamave në Facebook është rritur duke mos pasur prioritet përmbajtjen e publikuesve të ndryshëm.

    Facebook njoftoi ndryshimin e ‘News Feed’ në janar dhe AdStage konstatoi se CPM-të [kosto për 1,000 përshtypje të reklamave] u rritën në 122 për qind në krahasim me muajt më parë, shkruan Business Insider.

    Ndryshimi i algoritmit të Facebook do të thotë që më pak artikuj lajmesh dhe reklama janë duke u shfaqur tek përdoruesit, duke çuar në më pak përshtypje ndaj reklamave. Për më tepër, rrejti më i madh botëror njoftoi se në nivel global, përdoruesit mesatarisht shpenzojnë dy minuta më pak në ditë në platformë. Duke supozuar se reklamuesit kanë mbajtur konstant buxhetet e tyre në Facebook, kjo do të çonte në CPM më të larta për reklama në këtë platformë.

    Vlen të përmendet se sistemi i reklamave në Facebook në fund të fundit është mekanik – është një proces ankandi që përcakton çmimet në bazë të kërkesës dhe konkurrencës dhe nuk është i njëanshëm ndaj blerësit, pavarësisht nëse është një markë e madhe apo një fushatë politike, përcjell Telegrafi.

    Megjithatë, ulja e përshtypjeve të reklamave nuk ka penguar që Facebook t’i rrit të ardhurat nga reklamat. Kompania fitoi 12.8 miliardë dollarë nga të ardhurat e reklamave në tremujorin e katërt të 2017-së. Për të siguruar që përshtypjet e ulura të reklamave nuk ndikojnë negativisht në fundin e saj, Facebook mundet të përqendrohet në rritjen e bazës së klientëve të saj në reklama përmes bizneseve të vogla, të cilat ai pret të jenë një kontribuues i madh në rritjen e ardhshme.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark