Jude Bellingham është ndër futbollistët më premtues të Anglisë. Ylli i Dortmund, tash e dy sezone është duke shkëlqyer në Bundesligën gjermane duke bërë që shumë klube evropiane të interesohen për shërbimet e tij.
Sipas shumë raportimeve nga Anglia, por specifikisht nga “The Sun”, Chelsea po përgatitë ofertën e jashtëzakonshme për lojtarin e kombëtares angleze.
Thuhej se Dortmund nuk do e lejonte të largohej Bellingham pa 100 milionë euro, dhe kështu thuhet se Chelsea ka gati ofertën prej 110 milionë eurosh për mesfushorin e talentuar.
Gjithashu në garë për të janë Real Madrid dhe Manchester United.