Chelsea Point po vjen me projektin e shumë-pritur të shtëpive të stilit anglez në dalje të qytetit të Prishtinës, në Bërnicë. Kjo, pasiqë infrastruktura rrugore në Bërnicë është përfundimisht afër finalizimit.
Drejtori ekzekutiv i Chelsea Point Bërnica Park, Alan Fox tha se është i emocionuar dhe i kënaqur, jo vetëm për vazhdimin e punimeve në Chelsea Point Bërnica Park, por edhe për gjithë regjionin e Bërnicës, i cili do të përfitojë nga zhvillimi urban që do të ndodhë në këtë pjesë të kryeqytetit.
Duke folur për rinisjen e projektit të ChelseaPoint Bërnica Park, Fox tha se “pas katër viteve të gjata pritje, jam i kënaqur që komuna ka marrë vendim për të finalizuar rrugën dhe trotuaret në këtë zonë të bukur. Ka qenë e vështirë t’i tërheqësh familjet të cilat mendojnë të jetojnë këtu, për shkak të infrastrukturës, që ka penguar shumë në këtë drejtim. Sidoqoftë, tani kemi vullnetin dhe besimin që projekti të vazhdojë pa e pasur pengesë infrastrukturën. Pritja ia ka vlejtur, dhe kam shumë besim që familje të ndryshme do e konsiderojnë një jetë luksoze ne fshat, por vetëm 7 minuta larg nga qendra e Prishtinës.
Bërnica Park nga Chelsea Point është një krijim i shtëpive magjepsëse të llojit Regency, të ndërtuara në stilin e arkitektit John Nash, i cili u bë i famshëm për arkitekturën me shtëpitë Regency në shekullin 18 në Londër.
Në arkitekturë parashihen shtëpitë me oborr tradicional, gjithashtu vilat dhe apartamentet e stilit Regency. Çmimet startuese janë nga 85,000 për apartamente dhe 160,000 për shtëpi.
Katër lloje të shtëpive do jenë ne dispozicion që do të permbushin nevojat e secilës familje që kërkon një jetë të qetë dhe standardet më të mira në Prishtinë, përkatësisht natyrën e bukur të Bërnicës.
Chelsea Point tani ka ndërtuar 15 shtëpi, bashkë me shtëpinë model për ekspozim në publik, e cila do jetë gati nga muaji qershor për të parë se si është të jetosh në stil anglez, në pjesën më të bukur të kryeqytetit tonë.