Romelu Lukaku nuk do të largohet nga Chelsea. Edhe pse intervista e tij për Sky Sport e bëri pak lëmsh situatën, londinezët i kanë të qarta idetë e tyre.
Vetë sulmuesi, i cili ka thënë se nuk përshtatet me modulin që Chelsea luan, ia ka bërë të ditur trajnerit Thomas Tuchel dhe bordit drejtues të londinezëve se nuk do të largohet.
Chelsea nga ana tjetër nuk do të dëgjojë asnjë ofertë për Lukakun, për huazim apo për transferim të përhershëm.
Angazhimi i belgut në seancat e fundit stërvitore po u pëlqen londinezëve, që presin shumë nga sulmuesi i blerë për më shumë se 100 milion euro nga Interi në verë.