×
  • Sport
  • Sport

    Chiesa edhe më pranë largimit nga Juventus! Dy gjigantët e Premier Ligës të interesuara për sulmuesin italian

    Insajderi
    12 July 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federico Chiesa mund të largohet nga Juventusi në këtë afat kalimtar të futbollit.

    Lajmin e ka bërë të ditur sot e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

    Gjithnjë sipas mediumit italian, interesim për ish-futbollistin e Fiorentinës kanë shfaqur dy klube angleze.

    Bëhet fjalë për Liverpoolin dhe Newcastlen.

    “Reds” nuk e dinë nëse Mohamed Salah do të qëndrojë apo jo në “Anfield Road” dhe mund të tentojnë ta transferojnë përfaqësuesin italian.

    Ndërkohë, “Magpies” duan t’ia shtojnë Sandro Tonalit edhe një italian, me të cilët do të synonin suksese në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve.

    Newcastle ka rënë në duar të sheikëve arabë dhe po synon të përforcohet në mënyrë që ta dominojë futbollin anglez në vitet e ardhshme.

    Chiesan e kanë përshkuar lëndimet në dy sezonet e fundit, ndërsa kishte shkëlqyer me Italinë në Euro 2020.

    Juventusi do të ishte i gatshëm ta shesë atë nëse e merr një ofertë të kënaqshme. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark