×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Çitaku: Mesazhet e Clintonit në Tiranë duhen marrë seriozisht, kambana e fundit për ne

    Insajderi
    03 July 2023 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar deklaratën e sotme të ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Tiranë në lidhje me situatën në Kosovë.

    Clintoni, në fjalimin e vet në Shqipëri, tha se një marrëzi e tillë duhet ndalur sepse asnjë çështje e madhe politike nuk mund të përparojë duke pasur tension.

    Çitaku, përmes një postimi në Facebook, tha se mesazhet e presidentit Clinton duhen marrë seriozisht.

    “Është momenti i fundit që ta ndalim trenin e marrëzisë. Mesazhet e Presidentit Clinton në Tiranë duhen marrë seriozisht. Kambana e fundit për ne. E Kosova nuk ka pasur kurrë mbështetës më të madh se presidenti Clinton”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark