Manchester City ka kaluar tutje në EFL (Carabao) Cup, pasi ka mposhtur 0-3 Burnleyn.
Skuadra e Pep Guardiola nuk ka diskutuar në asnjë moment kualifikimin, pasi ka dominuar Burnleyn.
Raheem Sterling në minutën e 35’ kaloi në epërsi Cityn, duke shënuar për 0-1.
Sulmuesi anglez u regjistrua në listën e golashënuesve edhe në pjesën e dytë, kur në minutën e 49’ shënoi për 0-2.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Ferran Torres, futbollisti i transferuar nga Valencia, kur në minutën e 65’, shënoi për 0-3.