×
Show

Çka ndodhi me Jonin dhe Marion? Detajet i zbulon vet Luizi

Insajderi
16 May 2023 - 15:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Luizi i cili ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live”, ka folur edhe për personazhe të ndryshëm që janë shfaqur nëpër emisione të ndryshme televizive, si shokët e tij.

“Kam parë se jam njeriu me shumë shokë në republikën e Shqipërisë”, u shpreh Luizi.

I pyetur në lidhje me miqësinë e tij dhe Meridianit nga Arjon Muça, Luizi shprehet se Meridianin e njeh aq sa e njeh dhe Arjonin. Qe la të nënkuptohej se nuk e njeh mirë.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.

Ai tregon se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë nga Luizi, nuk ka pranuar të dalë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes. Për Luizin ky është një shok i vërtetë, ku i ka zbuluar dhe emrin. Eni Bushati është shoku që Luizi foli me krenari, një djalë që ka refuzuar të flasë për Luizin dhe të përfitojë nga fama e tij.

Sa i përket dy shokëve të Luizit që i kanë dhënë mbështetjen e tyre publikisht Joni dhe Mario, Luizi shprehet se ata dikur kanë qëndruar shumë bashkë, por prej dy vitesh nuk flisnin më dhe i kishin shkëputur marrëdhëniet.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark