×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Çmenden’ Iliri dhe Monika – Shkëmbejnë puthje e përqafime së bashku në krevat

    Insajderi
    07 February 2022 - 01:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja, kanë qenë dyshja më e komentuar brenda shtëpisë së Big Brother. Fillimisht një marrëdhënie e afërt mes tyre,

    për tu krisur më pas ku ka vijuar me kunja dhe akuza ndaj njëri-tjetrit dhe për tu ribashkuar sërish. Herë me kunja e herë me deklarata të ëmbla, dyshja ka qenë gjithmonë në qendër të mediave rozë.

    Kur kanë mbetur edhe një javë e gjysëm nga finalja e madhe, Iliri dhe Monika kanë qëndruar në një krevat ditën e sotme, ku kanë shkëmbyer edhe puthje e përqafime mes njëri-tjetrit.

    “E pe ça të kapme. Ishte e bukur kjo gjëja. Me mua ajo është kështu e ëmbël, me atë tjetrin je ndryshe e ke vënë re. Me mua shiko si perëndohesh”, tha Iliri.

    “Epo perëndohem se janë dy dashuri të ndryshme”, shprehet duke qeshur me të madhe Monika.

    Kujtojmë se Monika është në nominim për të martën bashkë me Beniadën, jo kush do dalë nga shtëpia, por kush do jetë zyrtarisht finalistja e dytë e BBV.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark