×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Çmimet e mallrave pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia

    Insajderi
    28 April 2023 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Botërore njoftoi se rënia e çmimeve pritet të sjellë pak lehtësim për afro 350 milionë njerëz në mbarë botën që përballen me pasiguri ushqimore.

    Edhe pse çmimet e ushqimit këtë vit pritet të bien me 8 për qind, Banka Botërore theksoi se ato pritet të jenë në nivelin e dytë më të lartë që nga viti 1975, duke shtuar se deri në muajin shkurt të këtij viti inflacioni i çmimeve të ushqimit në baza vjetore ishte 20 për qind në nivel global, shifër më e lartë gjatë dy dekadave të fundit.

    Shefi i zhvillimit ekonomik i Bankës Botërore, Indermit Gill, tha se rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës ka ndodhur kryesisht për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, dimrit të moderuar dhe rialokimeve në tregtinë e mallrave.

    “Në terma real, çmimet e ushqimit do të mbeten në një nga nivelet më të larta të pesë dekadave të fundit. Qeveritë duhet të shmangin kufizimet tregtare dhe të mbrojnë qytetarët e tyre më të varfër duke përdorur programe me objektiv mbështetjen e të ardhurave në vend të kontrolleve të çmimeve”, tha Gill.

    Banka Botërore gjithashtu tha se në përgjithësi këtë vit çmimet e mallrave pritet të bien me 21 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e energjisë parashikohet të bien 26 për qind. /AA/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark