×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Çmimi i naftës afro 2 euro – a është koha e duhur për eksperimente me Prishtinën z.Rama?

    Insajderi
    28 October 2022 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Irritim, nervozizëm e ankesa të shumta ka nxitur testimi që po realizohet tash e tri herë nga Komuna e Prishtinës, e cila po udhëhiqet nga arkitekti nga Londra, Përparim Rama. Madje edhe vet sot tha se e di që “njeriu më i urryer në Kosovë”. Qytetarë të shumë janë ankuar për kolonat e gjata të shkaktuara, e kjo po ndodh pikërisht në kohën kur çmimet e derivateve kanë arritur thuajse në 2 euro, shkruan Insajderi.

    Qëllimi i kryetarit Përparim Rama është për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

    Dy testimet e para u kryen në ditë vikendi teksa ky i sotmi po kryhet në ditë pune, e premte e do të vazhdojë deri të dielën më 30 tetor.

    Por, a është koha e duhur për eksperimente të tilla nga Rama?

    Eksperimentet e Ramës po vijnë pikërisht, në vitin kur çmimet e derivateve në Kosovë kanë arritur çmime rekorde. Vetëm në muajin qershor, çmimet arrinin në 1.87 e 1.89 euro. Sot kur për herë të tretë po kryhet testimi i rrugëve nëpër Prishtinë, çmimi i derivateve aktualisht ka arritur në 1.73 për naftë dhe 1,40 për benzinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Si shkaktar i rritjes së çmimeve si në botë por edhe Kosovë po del të jetë situate politike e tensionuar në mes të Ukrainës e Rusisë, që edhe sot po vazhdon. Çmimet e derivateve nuk janë duke zbritur.

    Duhet kujtuar se në Kosovë çmimi i naftës sillej rreth 1.20 centë, kurse benzina rreth 1.15 centë.

    Eksperimenti i parë nga Komuna e Prishtinës nisi në muajin prill. Rama po tenton shndërrimin unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet, shkruan Insajderi.

    Të shtunën e 23 prillit, qytetarët e Prishtinës u ballafaquan me një bllokadë totale të kryeqytetet, të irrituar e nervozuar nuk ndalonin ankesat.

    Po atë ditë, nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj kërkonte “feedback”, nga qytetarët.

    “Kemi nevojë për feedback! Si po ju duket qarkullimi një-kahor? Na dërgoni foto”, shkroi Zogaj.

    Komentet ishin pothuajse krejt negative. Mjaftonte të shihje raportimet nëpër media e rrjete sociale.

    Pas testimit të kryer në muajin prill, një i tillë vazhdojë edhe muajin maj.

    “Ju njoftojmë se, të shtunën më 21 maj dhe të dielën më 22 maj, duke filluar nga ora 06:00 – 23:40 vazhdon testimi i dytë i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të Kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet”, paralajmërohej në njoftimin e komunës.

    “Qytetari do të jetë i pari”

    Pas testimeve të para të rrugës njëkahore, ishte deklaruar i pari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai insistonte se këtë po e bën për të mirën e qytetarëve.

    “Ideja e gjithë kësaj është që të fitojmë një hapësirë shumë të madhe, pra edhe një rrugë shtesë për përdorim të transportit alternativ të këmbësorëve. Unë kam premtuar se qytetari do të jetë i pari, pra ne do të bëjmë çmos që hapësirat publike të lirohen që t’ua kthejmë qytetin qytetarëve”, deklaronte Rama për RTK’në, përcjell Insajderi.

    “Rruga njëkahore na mundëson linje të re e cila mund të përdoret për transportin alternativ si biçikleta elektrike dhe të kemi qasje të shpejtë e të lehtë për autobusë, ambulanta, zjarrfikës, policë…”, shtoi ai.

    Eksperimenti i komunës “bllokon” edhe sot Prishtinën

    Këtë të premte ka nisur testimi i radhës i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës.

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar dy ditë më parë se testimi do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën. Por qysh në ditën e parë, kryeqyteti është bllokuar janë krijuar shumë kolona veturash.

    Gazeta Insajderi ju sjell disa nga pamjet:

    @insajderitv Rama bllokon Prishtinën në ditën me komunikacionin më të ngarkuar #prishtina #perparimrama #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    Ndërkohë, siç ka njoftuar komuna këto janë 6 rrugët që do të shndërrohen njëkahëshe gjatë fundjavës në Prishtinë.

    Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

    – Rruga “Agim Ramadani”që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunë
    – Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
    – Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE
    – Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
    – Rruga “Ukshin Hoti”
    – Rruga “Robert Dolli”

    Kurse, rrugët e poshtë cekura do të jenë të mbyllura për automjete, me përjashtim të transportit publik, i cili do të qarkulloj në këtë pjesë me shpejtësi minimale të lëvizjes.

    – Rruga “George Bush” deri tek semaforët pranë Katedrales.
    – Rruga “Garibardi” deri tek semaforët pranë rrugës ”Dritan Hoxha”.

    Komuna e Prishtinës njoftoi se gjithë procesi do të realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark