×
Insajderi / Insajderi

Rama: Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë

Insajderi
28 October 2022 - 11:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Në Prishtinë sot u shkaktuan kolona të gjata për shkak të testimit nga komuna, për shndërrimin e unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Për shkak të kolonave qytetarët janë nervozuar tej mase, pasi shumë prej tyre janë vonuar për në punë.

Lidhur me këtë i pari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se “sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, përcjell Insajderi.

Rama e ka bërë këtë deklaratë, ndërkohë që po merr pjesë në përmbylljen e festivalit Manifesta Biennal.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga e premtja, për tri ditë radhazi, do të vazhdojë testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit.

Komuna bën të ditur se i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës. /Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark