×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo ia then rekordin Gerd Mullerit – merr vendin e parë në historin e futbollit

    Insajderi
    01 August 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo, gjithmonë e më shumë pjesë e historisë. Në ndeshjen e luajtur mes Al Nassr-it të tij dhe Monastir-it, e vlefshme për Arab Champions Club Cup, skuadra e CR7 ka arritur të fitojë 4-1 me portugezin që ka shënuar një gol.

    Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar golin e avantazhit të përkohshëm 2-1. Një gol që e ka ndihmuar të vendosë dy rekorde historike.

    Me realizimin ndaj Monstair, në fakt, Ronaldo ka gjetur golin për sezonin e 22-të radhazi.

    Një e dhënë me të vërtetë unike që konfirmon vazhdimësinë mbresëlënëse të portugezit i cili konfirmohet golashënues me të gjitha fanellat që ka veshur, nga ajo e Sporting-ut të Lisbonës, duke kaluar nga Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

    Por jo vetëm kaq. Siç u tha, janë dy rekordet e vendosura nga CR7. Në fakt, me golin e shënuar me kokë, sulmuesi është bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola të tillë në historinë e futbollit.

    Cristiano ka arritur në 145 gola me kokë, duke kaluar Gerd Muller, i ndalur në 144.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark