Skuadra e Ballkanit është eliminuar nga faza para-kualifikim në UEFA Champions League, pasi u deklasua nga Ludogorets.
Ilir Daja pas ndeshjes dha një deklaratë dhe pranoi se skuadra e tij gaboi edhe taktikisht por ra pre e presionit të madh të ekipit bullgar.
“Pa filluar ndeshja e parë Ludogorets ishte favorit. Neve na u rriten pritshmëritë në atë lojë shumë të mirë që bëmë në Prishtinë, kundër një ekipi që ka një buxhet kogja të madh. Ne sonte ia filluam shumë keq ndeshjes, ku qysh në minutat e para pësuam gol. Sigurisht që kjo për meritë të kundërshtarit sepse ne rëmë në presionin e tyre. Nuk u përshtatem me lojën me presion që bën ata. Ishim gabim taktikisht.”
”Për t’i arritur këto nivele duhet të investojmë më shumë në të gjitha aspektet.”
Kujtojmë që kampioni i Superligës së Kosovës tani do të bëjë gara në UEFA Conference League. /LIGSport/