Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka pranuar se sonte fitoi skuadra më e mirë, raporton Insajderi.
Daja pas ndeshjes në intervistën për ”Supersport”, u tregua tejet modest duke deklaruar se Slavia Praga e meritoi fioren ndaj skuadrës së tij.
“Ekipi më i mirë fitoi sonte. Ata kanë eksperiencë, kanë qenë në grupe të Champions League – kanë luajtur mirë me Interin, Barcelonen”.“Shpresoj që të gjithë sportdashësit kosovarë të jenë të pranishëm në Kosovë dhe të na mbështesin. Sot u desh të bëjmë disa lëvizje taktike për shkak të mungesave që kishim”, u shpreh Daja.
Ballkani u mposht me rezultatin 3:2 në ndeshjen që u zhvillua në Pragë të Çekisë. /Insajderi