×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dalja e UÇK’së në skenë- Si nisi konflikti mes Sabit Gecit e pushtetarëve të Skënderajt për lapidarin?

    Insajderi
    29 September 2023 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Skenderajt pak ditë më parë vuri gurthemelin e ndërtimit të memorialit ‘Dalja e parë publike e UÇK’së’ në Llaushë të Skenderajt.

    Memoriali nuk po ndërtohet tek varrezat e Llaushës aty ku kishe dalë publikisht për herë të parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por po ndërtohet në oborrin e shkollës në këtë fshat.

    Nga komuna e Skenderajt kanë thënë për Insajderin se oborri i shkollës në Llaushë është e vetmja pronë publike që ishte e përshtatshme në aspektin teknik të realizimit të projektit, derisa theksuan se në atë oborr është vrarë mësuesi Halit Geci.

     

     

    Memoriali i daljes publike të UÇK-së po ndërtohet në oborrin e shkollës në Llaushë, aty ku edhe është vrarë mësuesi Halit Geci, në rrugën regjionale Skenderaj- Klinë. Në ditën e daljes publike, nxënës, mësimdhënës por dhe mijëra qytetarë janë nisur nga shkolla e fshatit me arkivolin e mësuesit Halit për tek varrezat e Llaushës, aty ku është bërë dalja publike e UÇK-së. Si komunë kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm më banorët e fshatit Llaushë sidomos për caktimin e lokacionit të memorialit dhe e vetmja pronë publike që ishte e përshtatshme në aspektin teknik të realizimit të projektit por edhe në përfaqësimin e vlerave dhe rëndësisë së asaj ditë ishte hapësira tek shkolla e fshatit, gjë e cila është mirëpritur gjerësisht nga banorët e Llaushës por dhe me gjerë“, tha zëdhënësi për media, Amir Lushtaku.

    Por, këtë vendim të komunës nuk e priti mirë Sabit Geci. Ai akuzoi komunën se po përpiqen të ndryshojnë historinë.

    Ish eprori i UÇK-së pak ditë më parë i quajti zyrtarët komunal ‘hajna’ e ‘dilingji të poshtër’.

     

    Por, siç duket Geci i ka rënë pishman për deklaratën e tij të para disa ditëve. Ai sot për Insajderin tha se është pajtuar me zyrtaret komunal që të mos nxjerr telashe rreth këtij projekti.

    Unë e kam ba një marrëveshje me Drejtorin e monumenteve historike, jem ra dakord çdo gjë me rregullu, jam pajtu mos me sjellë ma telashe rreth asaj pune“, tha Geci.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe familjen e mësuesit të vrarë Halit Gecit, të cilët kanë thënë se vendin e memorialit e ka vendosur komuna dhe se ata ishin të pranishëm në ceremonin e gurthemelit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark