×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Daut Haradinaj tregon pse ishte njëri ndër tre ushtarët e parë të UÇK-së që doli publikisht

    Insajderi
    27 November 2022 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    28 nëntori i këtij viti shënon edhe 25 vjetorin e daljës së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre ushtarët e parë të lirisë që u paraqitën publikisht në atë kohë, ishin Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj.

    Në një intervistë për Insajderin, ish-komandanti i UÇK-së, Daut Haradinaj ka rrëfyer për emocionet që kishte në paraqitjen e parë publike.

    I ardhur nga Zona e Dukagjinit, Haradinaj ka thënë se vendimi për të dal publikisht ishte i përbashkët, pasi kishte zëra se UÇK-ja nuk ishte shqiptare.

    “Atë kohë u vendos që UÇK-ja të dilte publikisht të jepte një mesazh që është reale dhe është e popullit, që jemi të gatshëm ta mbrojmë vendin. I ardhur prej Dukagjinit me një farë forme ma jepen një nderë të dal në publik. Ishte vendim i përbashkët i gjithë krerëve që ishin prezent në krye me komandant Adem Jasharin. Unë s’kam qenë edhe i informuar që ka me dal në publik, mezi e kam gjet uniformën, Musë Jashari ma ka dhënë unifromën e vet, e kemi pas vetëm shqiponjën se nuk i kemi pas emblemat e UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka theksuar se nuk kishin ide që kjo ngjarje do i merrte këto përmasa që ka sot. Ai ka treguar se teksti i paraqitjes publike është shkruar nga Rexhep Selimi.

    Ndër të tjera, Haradinaj ka treguar se pse në luftë është njohur me nofkën “David”.

    Për më shumë shiko intervistën e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark