×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Debatoi me një tifoz në tribunë, ja çfarë i tha Guardiola mbështetësit të Man. Cityt, videoja bëhet virale

    Insajderi
    20 August 2023 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester City ia doli të fitonte miminalisht ndaj Newcastle United (1-0) – por protagonistët nuk ishin ata në fushë në këtë përballje.

    Nga fundi i ndeshjes, Pep Guardiola u pa duke debatuar me një tifoz të Manchester Cityt në tribunë.

    Pas ndeshjes, trajneri spanjoll ka zbuluar atë që i tha tifozi dhe ai nuk kishte ngurruar t’i kthente përgjigje.

    “Ai më kërkoi të bëja më shumë zëvendësime dhe unë i thash që të vinte të ulej në vendin tim”, ka thënë Guardiola para gazetarëve me shaka.

    Tifozi u pa duke qeshur me reagimin e spanjollit, derisa tifozi që ishte afër tij nuk e besonte se po debatonin me strategun e Man Cityt.

    https://www.youtube.com/watch?v=wVOGkC1yaio

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark