Kandidatja për deputete, Blerta Deliu, sëbashku me kolegët e saj ka vizituar sot rinjtë e Klinës.
Deliu ka shkruar se rimëkëmbja është program që synon hapjen e mundësive për të rinjtë.
“Atmosferë entuziaste për fitoren e PDK-së nga rinia e Klinës. U mirëpritëm bashkë me kandidatët tonë, Haki Morina, Naim Musliu dhe Betim Elezaj. Rimëkëmbja është program që synon hapjen e mundësive për të rinjtë dhe kjo është një nga objektivat kryesore të PDK-së. Ne do rrisim cilësinë e arsimit, do të inkurajojmë shkencën, teknologjinë, do të fokusohemi në rritjen e arsimit profesional që të rinjtë tonë t’i bëjmë sa më konkurrues në tregun e punës.Faleminderit rinisë së Klinës dhe kryetarit Bashota për mikpritjen. Do të shihemi sërish”, ka shkruar Deliu./Insajderi.org