×
Insajderi / Insajderi

Dënimi i komandant Calit – Vjen reagimi i Faton Klinakut të Organizatës së Veteranëve

Insajderi
16 December 2022 - 10:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Faton Klinaku, nga Oragnizata e Veteranëve të Kosovës, pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj Komandant Salih Mustafës, ka reaguar ashpër.

Klinaku tha se po të ishte Gjykata Speciale në Kosovë hapat që do t`i ndërmerrte OVL e UÇK-së do të shiheshin.

“Po të ishte Gjykata Speciale këtu në Kosovë, hapat do t`i kishi parë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë përderisa ajo e ka selinë e saj në Hagë. Kuvendi i Kosovës është dashur të merret me këtë çështje. Sepse është turp për neve që ish-kryeministri siç është ai i Britanisë së Madhe dhe lider botërorë që e akuzojnë Gjykatën Speciale që është politike e politikanët tonë nuk merren fare me këtë çështje që është absurd. Është absurd dhe e dëmshme për vetë popullin tonë”, tha Klinaku, përcjell Insajderi.  

Gjykata Speciale në Hagë e shpalli fajtor Salih Mustafën, i njohur si komandant Cali, duke e dënuar me burgim për akuzat torturë si krim lufte, ndalim arbitrar dhe vrasje e paligjshme. Në total ai është dënuar me 26 vjet burgim, shkruan Insajderi.

Mustafa është shpallur i pafajshëm për trajtim mizor.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim luftë. Duke qenë se jeni shpallur fajtorë për më shumë se një vepër, dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme”.

“Trupi gjykues ju dënon me dënim të njësuar me 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, tha kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia. /Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark