×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së ulet te vendi i Osmanit, Konjufca: Hisen, është mirë me ditë cila është karriga jote

    Insajderi
    15 December 2022 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak kohë pas raportimit të presidentes, Vjosa Osmani gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha shijoi për pak minuta ulësen në të cilën ishte ulur më parë, Osmani.

    Ky gjest i Berishës krijoi një atmosferë të qeshurash nga deputetët të cilët ishin në seancë, e kjo bëri po ashtu që t’i “tërhiqet vërejtja” nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

    Konjufca duke qeshur iu drejtua Berishës duke i thënë: “Hisen është mirë me ditë cila është karriga jote”.

    Konjufca po ashtu i kërkoi Berishës që të ngrihet nga ulësja, ku presidentja Osmani ishte ulur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark