×
Insajderi / Insajderi

Deputeti i VV’së “sulmon” kryeprokurorin e Speciales pas arrestimit të Nagip Krasniqit

Insajderi
19 April 2023 - 20:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasiqi.

Ai ka shkruar se Isufaj po dëshiron me çdo kusht që të bëhet Kryeprokuror i Shtetit edhe pse krerët e shtetit se duan atë.

“Kush është ky Blerim Isufaj që nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror (Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari) e megjithatë don që me çdo kusht e për çfarëdo çmimi të bëhet Kryeprokuror?! Ai ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arretuar me urdhër të Prokurorisë Speciale, që drejtohet nga Blerim Isufaj.

Isufat afër një vit nuk po dekretohet nga presidentja, Vjosa Osmani si Kryeprokuror i Shtetit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark