×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetit të PDK-së i vidhet arma me shtatë fishekë

    Insajderi
    01 February 2018 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hotit gjatë ditës së djeshme i është vjedhur arma me shtatë fishek, shkruan Insajderi.

    Fillimisht, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se një rast i vjedhjes së një arme ka ndodhur dje në Prishtinë.

    “Rasti është vjedhje e rëndë, dje rreth orës 15:00 ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ dhe ne jemi duke u marrë me këtë rast. Nuk ka të arrestuar ende për këtë rast. Në veturën e tij ka qenë një çantë dhe një armë e cila është vjedhur”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

    Por burimet e Insajderit tregojnë se cak i kësaj vjedhje ka qenë deputeti i PDK-së. Andin Hoti është djali i veprimtarit, Ukshin Hoti.

    Insajderi ka provuar të kontaktoj me Andin Hotin por kontakti me të ka qenë i pa mundur. Hoti arriti të bëhet deputetë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit./Insajderi.com

    LEXO EDHE:

    84 deputetë kanë armë me leje

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark