×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetja e PDK-së – Kurtit: Herët a vonë, gjynahet të zënë

    Insajderi
    03 November 2023 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kryeministri Kurti para se të fillojë sot raportimin në Kuvend për takimin e fundit në Bruksel, duhet të kërkojë falje.

    Musliu-Shoshi thotë se Kurti e ka borxh kërkimfaljen për të gjithë ata që i ka cilësuar si tradhtarë e hipokritë për çështjen e Asociacionit.

    “Albin, para se me raportu sot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra!

    E mbi të gjitha borxh e ke me i kërku falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qendru në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për KAUZAT e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet!

    Heret a vonë, gjynahet të zënë!“, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare me fillim prej orës 11:00, ndërsa pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark