×
Insajderi

Deputetja lind në QKUK – Gani Geci alarmon se nipi iu infektua nga papastërtia / VIDEO

Insajderi
31 October 2022 - 17:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Marigona Geci ka lindur në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK. Ajo ka sjell në jetë një djalë me emrin Nili. Babai i saj, politikani, Gani Geci është shprehur alarmuar me gjendjen që ka parë brenda Gjinekologjisë kur ka shkuar me vizitu nipin e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

Ai thotë se nipi i tij pas lindjes nga papastërtia është infektuar me Rotavirus, një sëmundje infektive.

Përmes një postimi në Facebook, Geci sjell edhe një video për të dëshmuar gjendjen e mjerueshme që gjendet ky repart në QKUK.

Ai i bën thirrje Ministrit të Shëndetësisë që ta sheh gjendjen faktike brenda repartit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, ju lutem ta shihni gjendjen e mjerushme në spitalin e Gjinokologjisë në QKUK!

Me datën 27.10.2022, vajza ime Marigona Geci, deputetja e Republikës së Kosovës ka lindur në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK, ka shkuar në spitalin shtetëror sepse aty shkojnë 90 % të popullsisë së Kosovës.

Lindja ka qenë normale, nipi im Nili në spital pas lindjes nga papastërtia është infektuar me Rotavirus, një sëmundje infektive.

Për me ba analizën për këtë virus mjekët e kanë rekomanduar që analiza të bëhet me procedurë të shpejtë por nga gabimet e teknikëve është fut në procedurë të ngadalësuar.

Marigona, duke e ditur se ky virus mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk parandalohet i ka dërguar me i ba analizat në një laborator privat, brenda 2 ore janë kthy analizat dhe nipi im ka rezultuar pozitiv me Rotavirus.

Shkova për të vizituar nipin dhe vajzën dhe me sytë e mi pash gjendjen e mjerushme.

Shiheni pak gjendjen e mjerushme oo ministër, mos kurseni te lehonat se ashtu e kështu kemi rënje të natalitetit dhe ikje masive të mjekëve, inxhinierëve dhe si shkak kryesor për ikje është Sistemi Shëndetësor dhe Sistemi Arsimor.

/Gazeta Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark