×
Show

Dhurata Dora në bashkëpunim me dy brende te mëdha botërore  

Insajderi
21 August 2020 - 08:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Suksesi i Dhurata Dorës çdo ditë e më shume po merr vëmendje të jashtëzakonshme në tregun internacional.

Kjo gjë si duket po i impresionon kompanitë me renome botërore. Nder to edhe kompaninë e brendit PUMA e cila ka thyer rekorde të shitjeve në bashkëpunime marketingu me artistët më të njohur si Rihanna, Selena Gomez apo The Weeknd.

Kësaj radhe PUMA përzgjedh Dhurata Dorën për kampanjën e saj digjitale në tregun e Evropës, e cila u realizua në bashkëpunim me distributorin gjigand Zalando.

Ndërsa timonin e kampanjës prapa skenës po e drejton gjithashtu njëra nga vajzat tona.
Është Mirëlinda e cila me kompaninë e saj 0711TALENTS në Gjermani, tash e sa vite vepron ne fushën e marketingut dhe kontrakton artistë mbarë botës për bashkëpunime me brende internacionale.

https://www.instagram.com/p/CEHWhHXlYLP/

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark