×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Dielli do të lindë përsëri”, Çitaku uron Thaçin për ditëlindje

    Insajderi
    24 April 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi feston ditëlindjen e 55-të. Kjo ditëlindje e gjeti larg të afërmve, pasi ai ndodhet në Hagë që nga viti 2020.

    Me këtë rast, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar Thaçin përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

    “Urime ditëlindja President Thaçi.  Dielli do të lindë përsëri.”, ka shkruar Çitaku.

    Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark