×
  • Lajme
  • Insajderi

    Digjen disa vetura në Gllogjan të Deçanit

    Insajderi
    06 August 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa vetura janë djegur në Gllogjan të Deçanit, gjatë mesditës së shtunës.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tregoi se rasti është duke u hetuar.

    “Dje rreth orë 12:40, Policia është njoftuar nga një qytetar se ne fshatin Gllogjan-Deçan janë duke u djegur disa vetura. Policia menjëherë kanë dal në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit dhe është bërë lokalizimi i zjarrit, rasti mbetet të hetohet”, u shpreh Rugova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark