×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “Dino” sërish në fokus të Prokurorisë – Pas arratisjes së pronarit, tash i arrestohet Drejtori Ekzekutiv

    Insajderi
    25 January 2023 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania Ndërtimore “Dino” sërish është në fokus të Prokurorisë së Kosovës. Pas arratisjes disa javëshe të drejtorit të kompanisë, miliarderit lipjanas, Abedin Salihu i cili më pas u dorëzua dhe u lirua, tani shteti ka ndaluar personin e dytë më të rëndësishëm. Drejtorin Ekzekutiv.

    Drejtori Ekzekutiv i kompanisë ndërtimore “Dino”, Driton Gashi është arrestuar të hënën gjatë një operacioni nga Policia për Krime Ekonomike për “mashtrim” në lidhje me ndërtimin e stadiumit futbollistik në fshatin Magure Komuna e Lipjanit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Policia e Kosovës, Departamenti për Krime Ekonomike ka arrestuar nëntë persona si të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit’’ dhe veprën penale të ‘’Mashtrimit’”.

    Gazeta Insajderi kishte sjell ekskluzivisht emrat e tyre ku shtat nga ta janë zyrtar komunal ndërsa dy prej tyre drejtues të dy kompanive.

    Kush është Driton Gashi

    Driton Gashi, siç mëson Insajderi është Drejtori ekzekutiv i kompanisë ndërtimore “Dino”. Ai është në mesin e nëntë personave të arrestuar. Por, jo në cilësinë e zyrtarit.

    Gashi po dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në Prokurimin Publik” dhe “Mashtrim” bashkë me biznesmenin tjetër të arrestuar, Metë Bytyqi.

    Kompania “Dino” e përfshirë në rastin Brezovica

    Nuk është hera e parë që drejtues të Kompanisë ndërtimore “Dino” gjenden në fokus të Prokurorisë.

    I përfshirë në rastin e fashëm “Brezovica” ka qenë edhe pronari i “Dino” Abedin Salihu, biznesmeni lipjanas.

    Multimilioneri Abedin Salihu ishte në arrari pasi policia ishte në kërkim të tij. Sipas Prokurorisë dyshohet se në kundërshtim me Ligjin që mbron Parkun Nacional “Sharri”, e ka ndërtuar hotelin “Brezovica Hotel Spa”, pronar i së cilit është ai. Mbi të fundit tash rëndon vepra “degradim dhe shkatërrim” i ambientit të Brezovicës.

    Saliu nuk mundi të iu ikte më shumë shtetit dhe vendosi të dorëzohej në polici.

    Pasi ai dorëzohet dhe deklarohet, shteti e lë të lirë.

    Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku pati thënë se pasi ka dhënë deklaratën në polici është liruar për arsye shëndetësore.

    “Para dhjetë ditësh Abedin Salihu është paraqitur në drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, ka dhënë deklaratë, dhe për momentin është i lirë”, ka thënë Maloku, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në deklaratën e tij, ka thënë se kinse ka pasur problem jashtë – problem shëndetësore, COVID-in”, ka thënë tutje Maloku.

    Këto janë bizneset e multimilionerit të përfshirë në skandalin “Brezovica”

    Abedin Salihu, i dyshuar për aferën e lejeve ndërtimore në Brezovicë, është pronar i njërit prej hoteleve më luksoze në Brezovicës, “Brezovica Hotel Spa”.

    Ndërtimi i këtij hoteli dyshohet të jetë bërë në kundërshtim me Ligjin që mbron Parkun Nacional “Sharri”, pretendim ky që Salihut i ka krijuar probleme me shtetin. Ai tash dyshohet për “degradim dhe shkatërrim” të ambientit në Brezovicë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Hoteli luksoz në Brezovicë

    Pikërisht për këtë çështje në dy aksionet e fundit për rastin “Brezovica”, janë arrestuar dhjetë persona, në katër qytete të ndryshme, ndërsa gjatë kontrollit në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar: dokumente të ndryshme, disa fletore me shënime, tri armë, një karikator me 5 fishekë të kalibrit 7.65mm, tre fishekë të kalibrit 6.35mm, 20 fishekë të kalibrit 7.62mm, një kompjuter, një veturë X6, pesë telefona e një orë dore.

    Policia e Kosovës edhe në muajin dhjetor të vitit 2021, dhe në muajin janar të këtij viti ka arrestuar persona të përfshirë në rastin e quajtur “Brezovica”

    Në fund të dhjetorit, janë arrestuar dhjetë persona, përfshirë ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, njëherësh zyrtarin e Listës Serbe, Bratisllav Nikolliq, nën akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Autoritetet dyshojnë se Nikolliq ka përfituar deri në një milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kurse, në aksionin e muajit janar janë arrestuar katër persona, përfshirë edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Autoritetet e gjyqësisë dhe rendit në Kosovë, në muajin janar kishin njoftuar se kanë ngrirë afër 6 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga të pandehurit e përfshirë në rastin e njohur si “Brezovica”.

    Në kohën e arrestimeve të muajit dhjetor, autoritetet gjyqësore kanë thënë se shumica e ndërtesave në Brezovicë janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme.

    Sipas tyre, nëse vërtetohet se ato janë ndërtuar pa leje, të gjitha pronat, përfshirë edhe vilat, do të sekuestrohen përkohësisht, shkruan Gazeta Insajderi.

    Brezovica konsiderohet si një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit.

    Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, Salihu është edhe udhëheqës i disa bizneseve afariste, kryesisht në fushën e ndërtimit dhe minierave e mineraleve.

    Kompania e tij, “Dino” Sh.P.K. është një biznes i cili ndërton objekte banesore dhe jobanesore. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Dino” Sh.P.K. figuron të ketë kapital prej rreth 150 mijë euro.

    Në pronësi të tij figuron edhe kompania “BELLIS IMMO SH.P.K.”, e cila kompani po ashtu merret me ndërtimtari, shkruan Gazeta Insajderi.

    Bizneset në pronësi të Abedin Salihut

    Biznesmeni kosovar shihet shume i afërt edhe me pushtetin ne Lipjan, që udhëhiqet nga kryetari Imri Ahmeti.

    Kompania e tij ‘Dino’ sh.p.k, kishte fituar 5 tenderë nga Komuna e Lipjanit në vlerë 2 milionë e 912 mijë 308 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

    Tenderët e kompanisë ‘DINO’ të fituar nga Komuna e Lipjanit

    Biznesmeni lipjanas është i përfshirë edhe në një skandal tjetër

    Kompania “Dino” e multimilionerit Salihu është e përfshirë edhe në një skandal tjetër. Atë të palestrës së Zhegrës në Gjilan. Gazeta Insajderi, sjell detaje nga ky skandal.

    Në vitin 2018, Komuna e Gjilanit kishte zgjedhur konsorciumin e kompanive “Visioni projekt” dhe ” Dino”, fituese të tenderit për ndërtimin e Palestrës së Sporteve në fshatin Zhegër.

    Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate kapte vlerën e 95 mijë e 965 eurove.

    Kompanitë ishin të obliguara që punimet t’i kryhenin sipas kontratës sipas planinit dinamik prej 25 ditëve, por ato nuk ishin kryer sipas kontratës, shkruan Gazeta Insajderi./Gazeta Insajderi/

    Lexo të gjitha shkrimet e Gazetës Insajderi për Abedin Salihun:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark