×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dosja policore për të kaluarën e biznesmenit Abedin Salihu që ndodhet në arrati për rastin Brezovica

    Insajderi
    18 April 2022 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njëri nga biznesmenët e fuqishëm të Lipjanit që ndodhet në arrati tash e dy muaj për rastin “Brezovica”, dyshohet se edhe në të kaluarën ka pasur probleme me ligjin. Raportohet se ndaj Abedin Salihut, pronar i kompanisë “Dino”, ekzistojnë dosje në polici për falsifikim dokumetesh, përfshirje në skdient me lëndime dhe aksident me fatalitet, dyshime për sulme, dyshime për dëmtime kriminale.

    Abedin Salihi, biznesmeni i arratisur nga policia që dyshohet për rastin “Brezovica”, është i njohur për policinë edhe për raste të tjera.

    Në dosjen policore për të kaluarën e tij, siç raporton Front Online figurojnë tetë vepra në të cilat dyshohet se është përfshirë Abedin Salihi.

    Ndaj Salihu, figuron dosja policore prej tetë lëndëve, ku përfshihen dyshimet për falsifikim të dokumenteve zyrtare, përfshirje në aksident me lëndime dhe aksident me fatalitet, dyshime për sulme, dyshime për dëmtime kriminale.

    Portali “Front Online” ka siguruar një dokument zyrtar të Policisë së Kosovës, ku dëshmohet se biznesmeni Abedin Salihu deri në vitin 2013 ka pasur tetë lëndë të regjistruara.

    Abedin Salihu- Dino ka qenë i dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare më 23.3.2006 në Klinë. Më 17.11.2009, sipas Policisë së Kosovës, Salihu dyshohej për uzurpim të pronës dhe kërcënim, rast ky i referuar në Prokurori, raporton Front Online.

    Më 8 shkurt 2007, Salihu, sipas Policisë së Kosovës, dyshohej për përfshirje në një aksident me lëndime, përderisa më 25 mars 2002 ishte i dyshuar për sulm, i cili rast poashtu ishte referuar në Polici.

    Një rast të tillë, si i dyshuar për sulm, Abedin Salihu e ka pasur edhe në vitin 2006 te “Motel Porta”, i cili rast poashtu ishte i referuar ne prokurori. Në vitin 2004 ishte i dyshuar për dëmtim kriminal, ndërsa më 16 dhjetor 2006 ishte i dyshuar për sulm të rëndë, rast ky poashtu i referuar në Prokurori. Ndërsa më 1 nëntor 2002 dyshohej për një aksident me fatalitet, i cili rast poashtu ishte referuar në Prokurori.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark