×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Disi ngjashëm me Esat Pashen”, analist Ramabaja i VV’së pretendon se në Shtëpinë e Bardhë u shitën interesat e atdheut

    Insajderi
    30 October 2022 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti zyrtar i Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, i njohur për vrojtime të situatave që të tjerët nuk arrijnë t’i vërejnë, ka shfaqur edhe sot pretendime të çuditshme.

    Ndonëse ishte ditë e diel dhe me mot të mirë, Ramabaja e ka ngarkuar vetën me konspiracion dhe “analizë të thuktë”.

    Ngjashëm si shefi i tij dikur, Albin Kurti, që pretendonte se në Shtëpinë e Bardhë janë vendosur thika mbi harta, edhe Ramabaja ka bërë sot një eskalim analitik.

    Ai pretendon se në Shtëpinë e Bardhë, zyrën me të fuqishme në ShBA, shtetit aleat të Kosovës, janë shitur interesat e atdheut, shkruan Insajderi.

    Me këtë konstatim Ramabaja duket se tregon që zyra më e fuqishme shtetërore e aleatit kryesor të Kosovës nuk është e sigurt për Republikën e Kosovës, pasi aty lejohen “shitje të interesave të atdheut”.

    Po ashtu, ish-kryeministrit Hoti ia ka mveshur një epitet të rëndë. Të tradhtarit. E ka krahasuar me Esat Pashë Toptanin.

    “I tmerrshëm ky rezon kapitullues! Ajo që kishte nënshkruar Hoti në prani të Trampit de fakto ishte shitje e interesave të atdheut, të cilit akt i kishte parapri marrëveshja e 19 prillit 2011 e nënshkruar nga HTH, disi ngjashëm me atë që kishte bërë Esat P. Toptani. Akte të tilla nuk do të duhej të përsëriteshin kurrë më”, ka shkruar Ramabaja. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark