×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Djali i mitur ia publikoi armën në Tik-Tok, IPK inicion procedurë disiplinore ndaj policit në Viti

    Insajderi
    24 February 2024 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një i mitur nga Vitia ka publikuar video me pistoletë dhe me një shufër metali në rrjetin social Tik-Tok. Kjo armë dyshohet se ka qenë e babait të tij, i cili është zyrtar policor.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor.

    Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK ka trajtuar rastin për pjesën e përgjegjësisë për pakujdesinë e zyrtarit në raport me armën zyrtare. Me rekomandim të IPK-së policia ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj zyrtarit policor”, tha IPK për media.

    Rasti ka ndodhur në Viti. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

    “Viti 20.02.2024 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark