×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Do t’iu ngrehim zhag”, a po realizohet kërcënimi i Hysen Durmishit kundër mediave?

    Insajderi
    01 February 2024 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ishte viti 2016 kur Hysen Durmishi, tani zëvendësministër kërcënonte mediat, thoshte se “do t’i nxjerrin zvarrë”. Ai iu ishte sulur mediave për shkak publikimit të pamjeve në rastin e Astrit Deharit, ndërkohë që avokati dhe nëna e Astrit Deharit, deklaronin se nuk është faji i mediave për publikim. Një sulm i tillë veçse më brutal po vazhdon edhe sot kur me vendin po qeveris Qeveria Kurti.

    Durmishi përdorte fjalë të rënda kundrejt mediave, i cilësonte kriminale, e që paralajmëronte fundin e tyre.

    “Mos mendoni se harrojmë”, paralajmëronte ai.“Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashk me ta. Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurr kriminel!”, shkruante ai në Facebook.

    “Mos mendoni se harrojmë”, ishte fjalia e cila sot po merr edhe më shumë kuptim.

    Qeveria që po udhëhiqet nga Albin Kurti ka propozuar një projektligj, i cili ka për qëllim kontrollin dhe ndëshkimin me gjobë të mediave.

    Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të tërheqë projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

    Kësaj thirrje iu janë bashkuar edhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare dhe rajonale.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark