Më 10 gusht të vitit 2025, jeta e Bajram Shalës ndryshoi përgjithmonë. Në mbrëmjen e asaj dite, ai mori lajmin më të rëndë që një prind mund të dëgjojë: i biri i tij, Hekurani, kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë.
Më pas u kuptua se autori i dyshuar ishte shoku i të ndjerit- një person që vetëm pak orë para ngjarjes kishte qenë në shtëpinë e tyre.
Madje, sipas Bajramit, atmosfera mes tyre kishte qenë e qetë e mirë.
Momentin e fundit kur e pa të birin gjallë, Bajram Shala e kujton kështu: Hekurani u largua nga një festë familjare, pasi dikush erdhi me veturë për ta marrë me qëllimin që t’i garojnë qentë.
Sipas tij, dëshmitarë ishin rreth 10 persona. Por lajmin tronditës e kishte marrë nga dikush tjetër. Edhe sot, ai thotë se ende nuk e kupton pse ndodhi një tragjedi e tillë.
Në vijim mund ta ndiqni rrëfimin e tij të realizuar nga gazetarja e Insajderi, Dijellza Preniqi.