Me rastin e El Clasicos të organizuar sot në “Santiago Bernabeu”, Barcelona do të vendos në fanellë logon e reperit Drake , bufin e tij (Ovo).
Një ide e lindur nga partneriteti mes Barcelonës dhe Spotify, e cila zakonisht shfaqet si sponsor në fanellat e Blaugranës.
Një partneritet që do të festohet me një sërë fanellash unike ku emri i sponsorit do të zëvendësohet me atë të artistëve të ndryshëm. Drake, me bufin e tij, do të jetë i pari, në një rast të veçantë siç është El Clasico.
Reperi kanadez është një sportdashës i njohur që i pëlqen edhe bastet dhe në këtë ka dashur të ekzagjerojë me një bast të dyfishtë: Drake në fakt ka vënë një bast masiv prej 617,467 eurosh.
Arsenalin e ka vendosur të fitojë ndaj Leeds United, dhe Barcelonën ndaj Real Madridit.
Nëse ai fiton bastin do të fitojë 2,8 milionë euro.