×
  • Lajme
  • Insajderi

    Drejtori i spitalit: Një vajzë e vogël është lënduar rëndë, dy persona janë në repartin intenziv

    Insajderi
    25 July 2021 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci, shkruan Insajderi.

    Shefi i Mbrojtjes Civile, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros shkuan në vendin e ngjarjes. Pasi vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të plagosur kërkuan ndihmë, Vili Beroš iu drejtua publikut.

    “69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë u përfshinë në aksident, 15 persona u plagosën rëndë.” tha Beros.

    “Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë,” tha Beroš.

    Drejtori i spitali zbuloi se dy persona gjendën në kujdesin intenziv, si dhe 15 të tjerë janë të lënduar rëndë, ku në mesin e tyre është edhe një vajzë e vogël.

    “Dy persona janë në kujdes intensiv, 15 janë plagosur rëndë. Ne patëm tre operacione dhe kjo nuk përjashton mundësinë e operacioneve të reja. Të gjithë pacientët u kujdesën sipas rregullave,” tha shefi i spitalit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark